Një shqiptar është ekzekutuar me një plumb në kokë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur natës në kryeqytetin grek, Athinë.
Viktima mësohet se është një 36-vjeçar, por ende nuk është bërë publik identiteti i tij.
Sipas medieve bëhet fjalë për larje hesapesh.
Trupi i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë krim të rëndë.