November 24, 2024

Berisha: Merkel, përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë

Ish-Kryeministri Berisha ka përshëndetur qëndrimin e Kancelares Gjermane Angela Merkel e cila u shpreh dje kundër ndryshimit të kufinjve në Ballkan.

Zoti Berisha shkruan se “kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës”.

Ish-Kryeministri I Shqipërisë, tha ndër të tjera se me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, e kutisë së Pandorës dhe provokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan.

Ja deklarimi I plotë I ish-Kryeministrit Berisha

Një qëndrim për t’u përshëndetur.

Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroj qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabiliten në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari. Kjo përpjekje është një ç’bërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vet Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe privokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan.

Facebook Comments

MineralHygienics.com