Pula çerkeze është ushqim i shkëlqyeshëm nga rriskat e pulës në salcë krematoze nga arrat dhe buka.
Si ushqim i shëndetshëm pa shtesa të yndyrshme është propozim i shkëlqyeshëm për drekë të lehtë me sallatë jeshile, perime të ziera në avull dhe bukë tost.
Gjithashtu mund ta përdorni si mbushje për sandviç, transmeton Telegrafi.
Pula çerkeze
Përbërësit:
– 1 një pulë e plotë ose dy gjokse më të mëdha pule, – 1 qepë e madhësisë mesatare, – ½ e lugës së vogël piper kokrra, – 5 gota ujë, – karota, – selino sipas dëshirës.
Për bazën:
– 300 g arra të bluara (të shtypura), – 2 thelpinj hudhre, – 4 rriska bukë bajat (tul pa kore), – 1,5 gotë supe pule, – 1 lugë e vogël kripë, – gjysmë luge të vogël pluhur koriandre.
Për fill (sipas dëshirës):
– 2 lugë vaj ulliri, – 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar.
Përgatitja:
Gjoksin ose pulën e prerë në copa qiteni në tenxhere me ujë, shtoni qepën, perimet dhe kokrrat e piperit. Zieni në zjarr mesatar derisa të zbuten.
Mishin e zier kullojeni dhe lëreni të ftohet. Pastaj mishin ndajeni nga eshtrat dhe me dorë copëtojeni në copa të vogla.
Kubet e bukës bajat qitni në një enë të thellë dhe qitni sipër ujë në të cilin është zier mishi i pulës, shtoni hudhrën e shtypur, arrat, erëzat dhe copat e mishit të pulës dhe bashkoni mirë.
Mishin e pulës zhvendoseni në një pjatë për ta shërbyer. Nxehni veç vajin e ullirit dhe në të shtoni specin e kuq dhe qiteni sipër mishit të pulës.
Dekorojeni me majdanoz. Mund të shërbehet e ngrohtë dhe e ftohtë, si paragjellë ose si gjellë kryesore.