November 24, 2024

17 vite nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë të drejtat

Sot mbushen 17 vite që nga dita kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit.

Kjo marrëveshje i dha fund konfliktit mes UÇK-së dhe forcave të sigurisë së Maqedonasi.

Marrëveshja është e ndërtuar mbi pesë parimet themelore, të cilat u bashkëshoqëruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumetnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.

Marrëveshja kornizë synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më e madhe e popullatës që e përbën.

‘Marrëveshja e Ohrit detyron autoritetet e qeverisjes qendrore të garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe mos diskriminimin.’

E reflektuar në ligj kjo pikë e marrëveshjes kërkonte që në punësimet në administratën publike të sigurohej përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe.

Përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese kërkohet të bëhet mbi proporcionin e përfaqësimit në Kuvend sipas etnive. Shqiptarët që përbëjnë mbi 30 % të popullsisë maqedonase përmes Marrëveshjes së Ohrit iu garantohej e drejta e përdorimit si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase edhe ajo shqip. Simbolet kombëtare gjithashtu.

Parimet themelore te Marrëveshjes së Ohrit:

1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike.

2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.

3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase.

4. Ndërtim i shtetit demokratik.

5. Zhvillimi i pushtetit vendor.

Përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit:

1. Ndërprerja e armiqësive

2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

3. Mos diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

4. Përfaqësim në gjyqësor në proporcion me popullsinë

5. Gjuhë zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%

6. Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve të bashkësisë në zonat ku ata përbëjnë shumicën).

Facebook Comments

MineralHygienics.com