Pas tërmetit me magnitudë 5.1 ballë që ra në zonën e Dibrës ku 90 shtëpi u dëmtuan dhe 7 u shpallën të pabanueshme, lëkundjet vijojnë ende.
Gjatë natës në Bulqizë janë regjistruar të tjera lëkundje brenda 10 minutave me magnitudë 2 dhe 2.4 ballë.
Kësaj here epiqendra është regjistruar 9 km në veri të Bulqizës.