November 25, 2024

Selenicës/ E vrau 8 vjeçarin me bukë në dorë

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen nga masakra e Selenicës. Djali i vogël, Ledioni, 8 vjeç është gjetur i vrarë teksa në dorë mbante bukë.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga masakra e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij për motive të dobëta, detaje tronditëse vijojnë të zbulohen.

Familjarët që kanë shkuar të parët në vendngjarje kanë treguar se djali i vogël, Ledioni, 8 vjeç është gjetur i vrarë teksa në dorë mbante bukë. 8 vjeçari ka qënë duke ngrënë drekë kur ka dëgjuar krismat dhe ka dalë jashtë për të parë ç’po bëhej.

Aty është pikasur nga Ritvani, i cili e ka qëlluar Ledionin me tre plumba duke e lënë të vdekur në vend. Ridvan Zykaj pas ngjarjes u arrastis dhe u kap 12 orë pas ngjarjes në dalje të Selenicës. 24-vjeçari do të dalë para trupës gjykuese së Vlorës, ditën e hënë në orën 10:00, përgatiti Shqiptarja.com.

Facebook Comments

MineralHygienics.com