November 24, 2024

Tritan Shehu:“Më e mira për qeverinë Rama është të mos ndërhyjë fare në shëndetësi”

Ka goditur sërish deputeti i Opozitës përmes një postimi. Deputeti i PD, Tritan Shehu, është shprehur se gjatë një takimi që ka pasur me disa kolegë të sistemit shëndetësor, njëri prej tyre i ka pohuar se është mirë “që qeveria gjënë më të mirë që mund të bëjë për shëndetësinë, është të mos bëjë asgjë”.

 

Gjate nje takimi te sotem me disa kolege te sistemit shendetesor, njeri prej tyre, njohes shume i mire i tij tha: “Gjeja me e mire qe mund te beje tashme kjo Qeveri per shendetesine, eshte te mos beje asgje, deri sa te largohet. Cdo here qe do te tentoje te “fuse duart”, aq here vecse perkeqeson me tej gjendjen”.

Psh dy VKM-te e fundit, ne nje hark te shkurter kohor keto, vecse shkaterrojne me tej sistemin:

1- Vendimi per krijimin e “Operatorit shendetesor” ne rang kombetar, do te coje ne paralize te plote te sistemit nepermjet centralizmit ekstrem qe krijon ne sistemin spitalor e paresor, cvleresimit te plote te sistemit tone sigurativ shendetesor, politizimit ekstrem te institucioneve shendetesore, zgjerimit pa kufi te hapesirrave korruptive, qofte nepermjet shume fishimit te PPP, qofte prej procedurave e politikave operative te parashikuara, etj.

2- Vendimi i Qeverise per heqjen e kritereve teknike e profesionale (Aneksi 1), per perzgjedhjen e Shefave te Sherbimeve Mjekesore Universitare, ul “steken” perdhe duke shumefishuar keshtu kushtet per lulezimin e mediokritetit, emerimeve krejt klienteliste e politike, korrupsionit ne emerime etj, gje qe jo vetem cvlereson dijet, shkencen, kontributet, perpjekjet per te arritur nivele te larta, por shkaterron edhe vete keto sherbimet, si dhe demton rende sistemin tone ne terresi.

Nje goditje te rende merr nga kjo VKM vecanerisht Universiteti Mjekesor, spitalet universitere, ku po konsolidohet per cdo dite filozofia Lei Fen-iste.

Te gjitha keto, por dhe shume te tjera, kane bere qe mendimi i pergjithshem i kolegeve te mi te dominohej nga pesimizmi, te mos reflektoje asnje drite ne horizont, perkundrazi te shohe vetem perkeqesim galopant te gjendjes.

Facebook Comments

MineralHygienics.com