Pas akuzave të shumta nga ana e opozitës se nuk ka denjuar të reagojë për masakrën e Resulajt, kryeministri Edi Rama në fakt e ka dhënë një përgjigje.
Ai ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selenicë me 8 viktima.
Mendimin e tij për masakrën Rama e ka dhënë nëpërmjet një komenti drejtuar një qytetari rrjetin social Facebook.
Rama shkruan se të tilla ngjarje ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë.
“Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!”, i përgjigjet Rama komentuesit.