November 25, 2024

Del para gjykatës vrasësi i Selenicës, dëgjohen thirrje: Të dënohet me vdekje!

Ka mbërritur në gjykatë, Ritvan Zykaj autori i masakrës me tetë viktima në Selenicë të Vlorës.

24-vjeçari ka qenë i vetëm, pasi është braktisur nga familjarët e tij. Asnjë prej familjarëve të 24 vjecarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk është i pranishëm në procesin gjyqësor.

Në sallën e gjyqit ai ka qëndruar i heshtur duke mos iu përgjigjur pyetjes së përse e kreu krimin.

Pas refuzimit të të gjithë avokatëve për ta marrë përsipër këtë rast, është caktuar avokati nga shteti, Gentian Leka.

Ndërkohë, dy persona me pankarta në duar, kanë kërkuar dënim me vdekje për monstrën e Selenicës dhe per gjithe kriminelet

“Të dënohet me vdekje, i pashpirt”, degjohet të thonë ata

Viktimat që 24 vjeçari vrau me automatik:

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)

4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)

7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com