November 25, 2024

Revoltohen udhëtarët në Durrës pas vonesës së tragetit!

Me dhjetëra qytetarë janë përplasur fizikisht sot me punonjësit e portit të Durrësit, për shkak të një vonese të tejzgjatur të nisjes së tragetit.

Udhëtarët të cilët prej 8 orësh prisnin që të niseshin drejt Italisë, u ka sosur durimi dhe janë përplasur fizikisht me punonjësit e tragetit.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, qytetarët janë mjaft të revoltuar.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që agjencitë e udhëtimit shtyjnë pafund nisjen e mjeteve drejt vendeve fqinje, çka ka krijuar një pakënaqësi të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë që detyrohen të lëvizin me këto kompani.

Facebook Comments

MineralHygienics.com