November 24, 2024

Vasili: Ja çfarë deklaronte presidenti Bush për këtë ide

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar sërish idenë  për një ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke e quajtur si një ide të gabuar, Vasili ka risjellë një deklaratë të bërë në vitin 2008-të nga presidenti i SHBA-ve Xhorxh. W. Bush, i cili pati thënë se kufijtë janë të përcaktuar shumë qartë, dhe se çdo ide për ndryshimin e tyre është i gabuar.

Postimi i Vasilit:

Xhorxh Bush deklaronte prere qe s’ka asnje ekuivok per kufijte e Kosoves!!

Ne 27 shkurt 2008 Presidenti i SHBA Xhorxh Bush deklaronte prere se kufijte e Kosoves jane shume te qarte.

Ja se cfare deklaronte:

“Shtetet e Bashkuara besojnë në shoqëritë e lira dhe besojnë se zgjidhja aktuale për Kosovën do të çojë drejt paqes. Nuk janë vendosur kufijë të rinj. Përmbledhtaz, kufijtë e Kosovës kanë qenë të përcaktuar shumë qartë. Lloji i qeverisjes ka ndryshuar tashmë në Kosovë,si pjesë e planit Ahtisaari ne presim që Kosova e pavarur të respektojë të drejtat e pakicave brenda kufijve të tyre. Në këtë kuptim qëndrimi ynë është i qartë.”

SHBA ka qene shume te qarte dhe nuk i kane vene kurre ne diskutim kufijte e Kosoves.

Diskutimi i kufijve edhe vetem si debat eshte i demshem dhe i gabuar,ndersa si veprim krejtesisht i pamundur.

SHBA si kontribuesit themelore te pavaresise se Kosoves kane qene historikisht shume te qarte dhe te prere per kufijte.

Kjo mjafton per ti dhene fund ketij debati veror.

Facebook Comments

MineralHygienics.com