Moderatori dhe gazetari i emisionit ‘Opinion’ ka qënë i ftuar në emisionin ‘Pushime On Top’.
Ai është rrëfyer jo vetëm për pushimet po dhe për dashurinë e të tij të parë.
I pyetur nëse ka qënë Ines, dashuria e tij e parë, ai është përgjigjur duke buzëqeshur: Jo nuk ka qënë Ines.
‘Unë jam dashuruar për herë të parë në vitin e dytë gjimnaz.
Isha dashuruar me shoqen e klasës, që tani më duket qesharake.
Ishte nga ato dashuritë që gëzoje kur pas gjashtë muajsh i prekje dorën dhe emocionoheshe pafund’, – tregoi moderatori.
Nuk e dimë nëse bashkëshortja e tij Ines do të jetë xheloze.