Prej kohësh është aluduar se çifti Mozik dhe Loredana do bëhëshin prindër, po prej tyre nuk ishte marrë asnjë konfirmim.
Aludimet për shtatëzaninë e Loredanës filluan që nga postimet e saj në rrjetet sociale të cilat filluan të rralloheshin si dhe të mos shfaqnin të gjithë trupin e saj.
Gjithashtu Mozzik ndaloi koncertet e tij deri në fillim të vitit 2019-ës dhe u zhvendos në Zvicër për të qenë sa më pranë Loredanës.
Në një postim në Instagram, Mozzik ka hedhur një boomerang me dy këpucë të vogla bebesh në gishtat e tij dhe padyshim që kjo tregon se së shpejti ai do të bëhet baba.