November 23, 2024

Donald Lu shuplakë politikës: Kanë frikë nga reforma në drejtësi, nuk hyni kështu në BE

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë konferncës së Avokatit të Avokatit të Popullit, i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të gjetur një kryprokuror të përkohshëm.

“Shpresoj që politikanët t’i lenë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të gjejnë mënjëherë Kryeprokurorin e ri”, deklaroi Lu.

Ai ka bërë me dije se vendit nuk i dihet më një prokuror i përgjithshëm që mbron politikanët nga ndjekja penale.

Donald Lu ka theksuar se disa politikanë kanë frikë nga reforma në drejtësi.

“Shqiptarët duan reformën në drejtësi, por politikanët kanë frikë nga refora në drejtësi. Sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të futet në BE me shkallën me të ulët të ndjekjes penale në europë”, theksoi Lu.

Diten e djeshme kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë me qeverinë.
Gjithashtu dhe presidentit Ilir Meta, i tha se mazhoranca dhe opozita duhet të bëhen bashkë si dhe të respektohet Kushtetuta.

Facebook Comments

MineralHygienics.com