November 23, 2024

PS nuk heq dorë nga zgjedhja e prokurorit të ri, Manja: Opozita të shkojë në Kushtetuese

Kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja njoftoi zhvillimin e seancës dëgjimore me shtatë kandidatët për postin e kryeprokurorit.

Manja ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit për t’i hapur rrugë plotësimit të vakancës në organin e akuzës. Manja tha se nëse opozita ka pikëpyetje për procedurën e ndjekur, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Ftoj opozitën të marrë pjesë në seancën dëgjimore. Nëse kanë pikëpyetje, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. I ftoj kolegët të bëhen pjesë e këtij procesi në këtë fazë ku jemi, sepse po u japim mundësi 7 kandidatëve që të komunikojnë me opinionin publik.

Është detyrimpër Kuvendin zbatimi i ligjit për funksionimin e Prokurorisë, është detyrim t’i japë zgjidhje ligjore kësaj situate të krijuar lidhur me vakancën e Kryeprokurorit. Sa i takon vendimmarrjeve të Kuvendit, është Gjykata Kushtetuese që shprehet”, u shpreh Manja.

Manja iu përgjigj edhe akuzave të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, duke theksuar se i di mirë kompetencat e tij si kryetar i komisionit të ligjeve. Komisioni parlamentar i ligjeve do zhvillojë sot në orën 15:00 seancën dëgjimore me shtatët kandidatët në garë për Kryeprokuror të përkohshëm.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com