Marrëdhënia e dukeshës Meghan me të atin e saj,vazhdon të jetë akoma e komplikuar ,kjo ka bërë që familja mbretërorë te jetë në një situatë të pazakontë.
Ky komplikim i marrëdhënies së dukeshës me të atin është bërë e njohur për publikun që nga martesa e saj me Princ Harry.
Ai nuk mori pjesë në dasëm me justifikimin që ishte sëmur.
Por jo vetëm kaq , ai ka dhënë dhe intervista të tjera ku tregon që e bija nuk është e lumtur në pallatin mbretëror dhe ka deklaruar se nuk do të resht së foluri në publik,derisa të ketë një komunikim me të bijen.
Dhe e motra Samantha nuk ja fal Meghanit fakti që “injoron të atin” dhe nëse babi i tyre vdes, ajo do të jetë përgjegjëse.
Për ti dhënë fund çdo dyshimi dukesha ka vendosur ta takoj të atin,sipas The Mirror.
Takimi do të jetë sekret,në fund të muajit Gusht.