Një qytetare I ka dërguar një letër ish-kryeministrit Berisha në të cilën denoncon kreun socialist të një lagje në Elbasan si trafikant prostitucioni.
Në letër thuhet se si një vajzë është rrëmbyer nga ky person dhe është trafikuar në Gjermani. Nëna e saj thotë se e ka denoncuar rastin edhe në policinë e Elbasanit por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ja postimi I ish-kryeministrit
Kryetari i PS ne Elbasan, trafikant prostitucioni! Lexoni letren e nje nene qe narkokryetari i ka e rrembyer vajzen. sb
“Doktor ju përshëndes! Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht! Një nënë nga Elbasani me dha nje letër për ju. Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:
I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan. Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 mujash ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani. Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem. Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë. Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun.”