Dëshioni t’i arsyetoni gotat me birrë që do t’i pini sonte?
Atëherë jeni me fat; një studim i ri i publikaur në revistën “The American Journal of the Modern Sciences” ka ardhur me një përfundim befasues ku thotë se birra mund të ketë më shumë përfitime shëndetësore sesa ç’mendojmë.
Sipas këtyre shkencëtarëve, nektari i lëngshëm është i mbushur me antisoksudes dhe përmban më shumë proteina dhe vitamina B sesa vera.
Ndër tjerash, birra mund ta reduktojë edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare përderisa nuk e teproni duke konsumuar.
Pra, vlen të ceket se studimi i referohet vetëm konsumimit të moderuar të birrës, që do të thotë se një apo dy gota birrë mund të jenë të shëndetshme, por nëse i pini më shumë ju vetëm sa i bëni dëm vetes.
Përndryshe kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët thonë se birra ka përfitime shëndetësore, pasi që edhe më herët shkencëtarët e kanë ndërlidhur konsumimin e moderuar të birrës me nivel më të lartë të kreativitetit, rrezik më të ulët të diabetit, etj.