November 25, 2024

Duma, skenari i BERZH: Me këtë qeveri, vetëm pas 202 vitesh arrihet e mesmja europiane!

Deputetja demokrate Grida Duma ka akuzuar sot qeverinë si shkaktaren kryesore të gjëndjes së rënduar ekonomike të shqiptarëve.

Ajo publikoi disa shifra nga Eurobarometri 2018 si dhe nga barometri ballkanik në të cilët konfirmohet përkeqësimi i treguesve jetike të shqiptarëve.

Tre problemet kryesore me të cilat përballen shqiptarët janë ekonomia, papunësia dhe korrupsioni.

Eurobarometri fakton se 1 milion e 750 mijë shqiptarë deklarojnë se gjëndja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe.

Image

Vetëm në një vit janë shtuar 245 mijë shqiptarë më shumë që deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike është përkeqësuar.

Po ashtu eurobarometri 2018 tregon se për 67 % të shqiptarëve problemi parësor është papunësia dhe gjëndja e tyre e rrënuar vjen pikërisht nga mosgjetja e një pune.

Një tjetër raport i rëndësishëm që është barometri ballkanik tregon sesi shifrat pasqyrojnë mjerimin, jetesën e keqe, varfërimin mendor dhe social për shqiptarët.

51 % e qytetarëve deklarojnë se ndjehen të përjashtuar nga shoqëria për shkak të papunësisë, 48 % e qytetarëve deklarojnë se korrupsioni në shëndetësi është më i papranueshmi nga të gjitha llojet e tjera të korrupsionit, 85 % e shqiptarëve deklarojnë se në pak vite është rritur hendeku mes të pasurve dhe të varfërve dhe se pasuria e vendit kam kaluar në pak duar.

Është e qartë se me këtë model qeverisje ku favorizohet oligarku ndërsa nga ana tjetër i varfri bëhet edhe më i varfër, të vërtetat tashmë po i fakton edhe Bashkimi Europian.

Duma tha se “Fatmirësisht 90 % e shqiptarëve besojnë se zgjidhja është hyrja në BE.”

Me këtë qeveri nuk ka asnjë shpresë.

Është jetike të ndalojmë këtë qeverisje kundër njerëzve dhe kundër mirëqënies, është jetike një tjetër qeverisje.

Nëse vijojnë me këto shifra do të realizohet skenari i trishtë i BERZH sipas të cilit Shqipëria do të arrijë të mesmen europiane në vitin 2220.

Është jetike të ndalojmë këtë qeverisje që e shtyn të ardhmen me qindra vite., tha ne konferencen e sotme deputetja e PD Grida Duma

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com