Ish-ministri Ylli Manjani është ironik me deklaratat e fundit të bëra nga kryeministri Edi Rama, se vettingu është një proces i pavarur.
Sipas Manjanit, e vërtetë është që ndonjëherë është i pavarur nga Rama sepse është i varur nga Fatmir Xhafaj.
‘Ka edhe raste që nuk varet nga Kryeministria, sepse varet nga Ministria e Brendshme’, shkruan Ylli Manjani në Facebook.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:
Po kur thonë që vetting-u është i pavarur?! Ka edhe raste që nuk varet nga Kryeministria, sepse varet nga Ministria e Brendshme. Shumë interesante duket loja, kur e sheh si lojë e brendshme pushteti! Por vetting të pavarur nuk ka! Gjykatësit dhe prokurorët nuk e dinë me kë duhet ta “mbajnë mirë”?! Me Kryeministrinë apo me (Krye)Ministrinë e Brendshme?! Veç me drejtësinë nuk mund ta “mbajnë mirë”! Rroftë vettingu!
Po kur thonë që vetting-u është i pavarur?!
Ka edhe raste që nuk varet nga Kryeministria, sepse varet nga Ministria e Brendshme.
Shumë interesante duket loja, kur e sheh si lojë e brendshme pushteti!
Por vetting të pavarur nuk ka!
Gjykatësit dhe prokurorët nuk e dinë me kë duhet ta “mbajnë mirë”?! Me Kryeministrinë apo me (Krye)Ministrinë e Brendshme?!
Veç me drejtësinë nuk mund ta “mbajnë mirë”!
Rroftë vettingu!