November 25, 2024

Gjiknuri në Sarandë: Së shpejti aeroport turistik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputeti i zonës Alket Hyseni vizituan disa biznese të reja hotelerie në Sarandë dhe Ksamil.

“Patëm rastin të vizitojmë dhe shohim nga afër disa biznese hotelerie që janë hapur së fundi në Sarandë dhe Ksamil. Patëm mundësinë që të bisedojmë edhe me personat që operojnë këto biznese por edhe me operatorët që kanë sjellë turistë nga Polonia apo vende tjera që vizitojnë Sarandën. Qeveria shqiptare po investon në të gjitha zonat bregdetare për të mbështetur turizmin por njëkohësisht fluksi sa vjen dhe rritet në turizëm”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, gjatë bashkëbisedimit me operatorët është diskutuar edhe nevoja për një konektivitet më të mirë sidomos me Korfuzin.

“Pra më shumë linja transporti me Kofuzin, pse jo në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë, Saranda e ka këtë mundësi dhe do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti turistik. Zgjatja e sezonit turistik do të mund të krijojë mundësinë për të gjetur edhe fuqi punëtore më të përgatitur e cila të ofrojë shërbimet në këto zona”, nënvizoi Gjiknuri.

Facebook Comments

MineralHygienics.com