Fotot me të dashurin, të cilat nga media u cilësuan si “të nxehta”, raportohet se kanë shkaktuar një krizë të re mes aktores së famshme turke, Tuba Buyukustun dhe familjes së saj.
36-vjeçarja u divorcua nga bashkëshorti Onur Saylak vitin e kaluar dhe nisi një lidhje dashurie me biznesmenin 8 vite më të ri në moshë, Umut Evirgen.
Por gazeta “Posta” raporton se fotot e shkrepura pak ditë më parë në plazhet e Bodrumit, janë konsideruar si të tepruara jo vetëm nga shumë ndjekës, por edhe nga prindërit e Tubas, Handan dhe Serdar Buyukustun.
Tuba së bashku me dy vajzat e saj binjake po qëndron në shtëpinë verore të prindërve të saj në Bodrum. Por pas grindjes për shkak të fotove, ajo raportohet se është larguar nga e ëma për të shkuar në hotelin ku qëndron i dashuri i saj.
Vazhdimisht media turke ka raportuar se mamaja e aktores ishte kundër lidhjes së vajzës së saj me biznesmenin Umut Evirgen.