Sot po zhvillohet ceremonia e homazheve për nder të ish ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta dje.
Ceremonia në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë, bashkoi të gjithë politikanët pa ngjyrim partiak, të cilët nuk kursyen edhe fjalët më të përzemërta në përkujtim të ish themeluesit të PS-së dhe ish ministrit të mbrojtes gjatë kohë së konfliktit në Kosovë.
Në homazhe nuk mungoi edhe kryeministri aktual i vendit, i cili mori pjesë vetëm për pak minuta, por që padyshim, ia doli të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve me veshjen e tij.
Rama edhe sot kishte zgjedhur çitjanet dhe atletët të bardha, që shpeshherë i mban veshur edhe në samite të ndryshme ndërkomëtare.