December 25, 2024

Berisha: Korrupsioni dhe krimi i lidhur me qeverinë

Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar raportin e DASH në të cilin evidentohet vështirësia për të bërë investime dhe biznes në Shqipëri.

Zoti Berisha thekson se në 5 vite të qeverisjes Rama asnjë investitor serioz nuk erdhi në Shqipëri, përkundrazi ishin të shumtë ata që u larguan.

Ai tha se shkaku kryesor i kësaj situate është korrupsioni i papërmbajtur dhe lidhja e krimit me nivelet më të larta të qeverisjes dhe të shtetit.

Berisha mori shembullin e Omnix ku thotë se “torturimi i investitorit te turizmit Omniks, qe do investonte 1.5 miliarde euro, nga banda Rama-Gjushi tronditi thelle çdo investitor te huaj ne Shqiperi.”

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Me piktorin deshtak asnje investim i huaj serioz ne Shqiperi

Ja pse piktori deshtak nuk solli asnje investitor serioz por largoi shume syresh nga Shqiperia!

Te dashur miq, ne pese vite qeverisje te Norieges
– asnje investitor serioz nuk vendosi te investoje ne Shqiperi.

Perkundrazi shume prej tyre

-shiten bizneset e tyre dhe u larguan nga Shqiperia.

Torturimi i investitorit te turizmit Omniks, qe do investonte 1.5 miliarde euro, nga banda Rama-Gjushi tronditi thelle çdo investitor te huaj ne Shqiperi.

– kurse te tjere qe erdhen me qellim per te investuar konstatuan se misioni i tyre ne Shqiperi ishte i pamundur dhe u larguan ne vendet fqinje!

Shkaqet me madhore te mosardhjes dhe largimit te investitoreve te huaj eshte korrupsioni i papermbajtur i narkoshtetit dhe qeverise se tij dhe krimi i lidhur me nivelet me te larta te narkoqeverise!

Ketu me poshte keni Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, ne te cilin analizohet klima e biznesit dhe pengesat e medha per investimet ne Shqiperi, e cila konsiderohet nga qeveria amerikane vend i veshtire per investime te huaja. sb

““Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin e pritur për klimën e investimeve për Shqipërinë për vitin 2018, që edhe këtë vit është tepër i ashpër.

Në të mbizotërojnë shqetësimet për korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, teksa Shqipëria konsiderohet si një vend i vështirë për të bërë biznes dhe ku favorizohen kompanitë e lidhura me politikën.

Me shqetësim raportohen dhe projektet e partneritetit publik privat, të clat vlerësohet se kanë kufizuar konkurrencën, ndërsa nuk ka një analizë kosto-përfitime të tyre. Tjetërsimi i pronësisë është një tjetër problem që kanë raportuar investitorët e huaj.

Konkretisht raporti thotë se “Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Në vitin 2016, qeveria shqiptare kaloi ndryshime gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguara, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes”.

“Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplotë me komunitetin e biznesit. Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.

Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017”.

Raporti vazhdon duke shtuar se “Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titulli i qartë është i vështirë për t’u marrë. Disa faktorë përfshijnë aktorë të paskrupullt që manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të fituar titullin e pronësisë në një tokë që nuk është e tyre. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t’u marrë dhe i papërshtatshëm. Ndërkohë, agjencia e ngarkuar me çështjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat”.

Raporti i departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve një publikim periodik që merr në analizë klimën e investimeve në 170 ekonomi duke mundësuar kështu informacion në shërbim të biznesit. Materialet që përgatiten nga ekonomistët e akredituar brenda ambasadave në vende të ndryshme të botës duke analizuar ekonomitë që mund të shihen si tregje potenciale nga bizneset amerikane”. (monitor)”

Facebook Comments

MineralHygienics.com