November 25, 2024

Në këto 5 bashki rritet çmimi i ujit të pijshë

Pas rritjes në Tiranë, Durrës dhe Korçë, Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për rritjen e tarifave të ujit edhe në 5 qytete të tjerë.

Janë shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në Gjirokastër, Librazhd, Berat-Kuçovë dhe Poliçan që kanë kërkuar rritje të çmimeve, jo vetëm për ujin e  pijshëm, por edhe për ujërat e ndotura.

Enti, nuk ka publikuar nivelin e tarifave të kërkuara,  por sipas këtij dikasteri kërkesa bazohet në vlerësimin e situatës ekonomike-financiare dhe nevojën për përmirësimin e saj pas riorganizimit sipas reformës administrativo-territoriale.

Aktualisht në Berat e Kuçovë tarifa e ujit të pijshëm për abonentët familjarë është  48 lekë/m3, në Gjirokastër 43 lekë/m3, në Librazhd 38 lekë/m3, ndërsa në Poliçan 37 lekë/ m3.

Ndërkohë që, referuar Raportit të Performancës për vitin 2017, shoqëritë e mësipërme shfaqin një situatë pozitive në drejtim të mbulimit të kostove të operimit dhe mirëmbajtjes. Ujësjellësi Berat-Kuçovë i mbulon  këto kosto në masën 131%, Librazhdi në masën 115%, Gjirokastra në masën 104%, ndërsa më dobët paraqitet vetëm Poliçani me 61% të mbulimit të kostove.

Sipas Entit Regullator të Ujit ndryshimi i tarifave luan një rol të rëndësishëm në nivelin e të ardhurave të shoqërisë dhe për rrjedhojë edhe në mbulimin e kostove. Megjithatë, sipas këtij dikasteri përmirësimi i situatës financiare të shoqërive UK duhet të vijë jo vetëm nga rritja e tarifave, por edhe nga një manaxhim i mirë i burimeve teknike e financiare.

Në vazhdën e reformës në këtë sektor të rëndësishëm, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka nënshkruar me shoqëritë e ujësjellësve kontratat e performancës, ndërkohë që në bazë të rezultateve që do të vlerësohen në fund të vitit do të përcaktohet edhe financimi që do u bëhet këtyre shoqërive nga buxheti i shtetit. Sipas raportit të fundit të performancës rezulton se nga 58 shoqëri të licencuara, 37 subvencionohen nga shteti.

Tarifat aktuale për abonentët familjarë

Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë 48 lekë/m3
Ujësjellës-Kanalizime Gjirokastër 43 lekë/m3
Ujësjellës-Kanalizime Librazhd 38 lekë/m3
Ujësjellës-Kanalizime Poliçan 37 lekë/m3
MBULIMI I KOSTOVE TË OPERIMIT DHE MIRËMBAJTJES

Ujësjellës-Kanalizime Poliçan                        61%
Ujësjellës-Kanalizime Gjirokastër                  104%
Ujësjellës-Kanalizime Librazhd                     115%
Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë              131% /scan

Facebook Comments

MineralHygienics.com