Një skiator francez, i cili u zhduk në Itali më shumë se 60 vjet më parë është identifikuar pasi historia e tij u bë publike në mediat sociale. Kështu tha Policia italiane, citon BBC.
Mbetjet e trupit, pajisjet e skive dhe syzet u gjetën në 2007, lar në një luginë në rajonin e Aosta, në tremijë metra lartësi në Alpe, pranë kufirit zviceran.
Hetuesit nuk qenë në gjendje ta identifikonin viktimën, kështu që të dhënat i publikuan në Facebook.
Një familje franceze që i përputhi syzet e viktimës me ato të të një afërmi të humbur, Henri Le masne, bëri që të hapej një hetim mjeko-ligjor.
Lidhur me identitetin e këtij burri kishte disa detaje, si psh qëndisjet e veshjes me iniciale dhe skitë e drurit, që në atë kohë duhet të kenë qënë të shtrenjta, por hetuesit nuk po e zbulonin dot.
Ata thanë se eshtrat i përkisnin një burri që duhet të kishte qënë rreth 1.75 m i gjatë dhe rreth 30 vjeç, vdekur me shumë gjasa në pranverë, tha Marinella Laporta, një hetuese në njesinë policore të mjekësisë ligjiore në toniro.
Në qershor, në Aosta, hetuesit i ndanë këto informacione në mediat sociale me një apel për lexuesit që ta shpërndanin informacionin, sidomos në Francë dhe në Zvicër. Historia më pas u kap nga media franceze.
Emma Nassem e dëgjoi lajmin të jepej në stacionin e radios lokale dhe mendoi se mos njeriu i zhdukur ishte xhaxhai i saj, z. Le Masne, që kishte humbur duke bërë ski pranë Matterhorn në kufirin zviceran në vitin 1954.
Vëllai i vogël i viktimës, Roger, tani 94 vjeç, bëri një email ku përshkruante vëllanë e tij.
“Unë jam vëlli i Henri le measne….ka të ngjarë që të jetë skiatori i zhdukur 64 vjet më parë. Ai ishte i diplomuar dhe krej i pavarur. Punonte në ministrinë e Financave në Pari, shkroi ai në email që ia dërgoi Policisë.
Policia tha se fotografia e ofruar nga familja tregoi se syzet përputheshin me ato që ishin gjetur nga hetuesit. Një test ADN-je më pas e konfirmoi identitetin e viktimë,”thanë ata.