Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet nga zyrat e shërbimeve për qytetarët në faqen e tij të Facebook-ut ku zi çdo mëngjes u uron shqiptarëve “mirmëngjes”.
Ai shkruan se “ka ende llum dhe zullum”, por çdo ditë po bëhet nga një hap.
“Mirëmëngjes, dhe duke ju thënë të gjithëve, po shumë e drejtë, ka ende llum e zullum në zyrat e shërbimeve për qytetarët, ju them po ashtu se është po kaq e vërtetë se po bëhet përditë një hap, në çdo drejtim, që ky të jetë mandati i një ndryshimi rrënjësor të shtetit në shërbim të njerëzve të zakonshëm! Ditë të mbarë“, shkruan Rama.
Në videon më poshtë gjeni pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë, ku tregohen ndryshimet në zyrat në shërbim të qytetarëve.