Banorë të Tropojës dhe disa qindra bjeshkëtarë festua sot Festën e Bjeshkëve në bjeshkën e bukur të Trokuzit.
Në ceremoninë e festimeve morën pjesë edhe deputeti i Tropojës, Isuf Celaj, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj si dhe zyrtarë të bashkisë dhe institucioneve publikë ne Tropojë.
“Festa e Bjeshkëve”, një aktivitet tashmë i përvitshëm, që organizohet nga bashkia Tropojë me synimin për të promovuar bjeshkët e mrekullueshme të Malësisë sonë. Ky aktivitet u shoqërua me këngë, valle, lojëra popullore dhe një panair ushqimor me prodhime tradicionale të zonës.
Kjo festë është kthyer tashmë në një traditë për të katërtën herë, vjet e parvjet në Sylbicë, e në malin e shenjtë të Shkëlzenit, pra bjeshkët lindore të Tropojës, në fillim të këtij muaji, në prehër të Kakisë, në Vranën e Nikajt, e sot në bjeshkën e Buçpapës, në Trokuzë.
Banorët që u përfshinë në festime iu bë e mundur udhëtimi me makinë përmes rrugës së përmirësuar nga biznesmeni Bashkim Ulaj.