November 24, 2024

Vaji i ullirit – mbreti i vajrave

Nutricionistët do të bien dakord: vaji ullirit është mbreti i vajrave. Me këtë, sigurisht që mendohet për vajin e ullirit ekstra virgjin i cili fitohet me filtrimin e ullinjve të shëndoshtë, gjatë të cilit proces përmbajta e përbërësve të dobishëm mbetet e ruajtur maksimalisht.

E shikuar nga ana ushqyese, vaji ullirit ekstra virgjrin është ushqim i çmuar i pasur me klorofil dhe karatenoide, të cilat, përveç ngjyrës karakteristike, i sigurojnë edhe veçoritë antioksidative. Aktivitetin antioksidativ ia potencon edhe vitamina E, e cila në vajin e ullirit gjendet në formën më të shfrytëzueshme dhe fenolet dhe polifenolet.

Vaji i ullirit efektin e vet të dobishëm për shëndetin ia detyron edhe profilit të favorshëm të acideve yndyrore që i përmban. Pjesën më të madhe e bën acidi i thjeshtë i pangopur oleik, pjesërisht përgjegjës për tretjen e tij të lehtë. Vaji i ullirit përmban edhe acidet e ngopura yndyrore si acidet palmitike dhe stearike, por edhe acidet e çmueshme poli të pa ngopura: acidin linolik dhe linoleik.

Efekti i dobishëm i vajit të ullirit

Veçoritë shëruese të vajit të ullirit janë të dokumentuara mirë në letërsinë shkencore. Konsumimi i këtij ushqimi të lashtë ofron mbrojte nga sëmundjet kronike degjeneruese dhe lidhet me reduktimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, parandalimin e karcinomës dhe forcimin e sistemit të imunitetit. Po ashtu, i atribuohen edhe veçoritë kundër-inflamatore dhe efekti mbrojtës në mukozën e stomakut.

OLIVE-oil-for-hair-650x365

Vaji i ullirit mbron nga sëmundjet kronike degjeneruese

Në shumë vende të botës konsumi i lartë i yndyrave lidhet me zhvillimin e sëmundjeve degjeneruese si arteroskleroza, diabeti, astma, karcinoma e zorrës së trashë dhe artriti. Kjo nuk vlen për zonën e Mesdheut, me gjithë konsumimin e lartë të yndyrave nga banorët e tij. Burimin kryesor të yndyrave në ushqimin mesdhetar e përbën vaji i ullirit, konsumimi i rregullt i të cilit i kontribuon jetëgjatësisë dhe mundësisë më të vogël për t’u sëmurë nga sëmundjet degjeneruese.

Në mbështetje të kësaj flet edhe studimi i kryer në revistën British Journal of Nutrition. Në studim kanë marrë pjesë 5.611 perona më të vjetër se 69 vjeç. Të anketuarit, të cilët kanë ndjekur regjimin mesdhetar të ushqimit, çka ka nënkuptuar konsumimin e lartë të vajit të ullirit, perimet e freskëta, supën dhe mishin e pulës kanë pasur dukshëm rrezik më të vogël nga vdekshmëria.

Vaji i ullirit dhe shëndeti i sistemit kardiovaskular

Për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit oleik dhe antioksidantëve të fortë, vaji i ullirit mbron nga i ashtuquajturi kolesterol HDL i mirë, ndërsa redukton përqindjen e kolesterinës së keqe LDL. Shkencëtarët nga Departamenti për ushqim dhe vlera ushqyese, Universiteti në Barcelonë dhe Departamenti për lipide dhe epidemiologjinë kardiovaskulare kanë matur ndikimin e acidit oleik dhe antioksidantëve në kolesterolin LDL pas konsumimit të papritur dhe afatshkurtër të vajit të ullirit ekstra-virgjin.

Hulumtuesit kanë zbuluar që acidi oleik dhe antioksidantët ruajnë kolesterolin LDL nga oksidimi duke parandaluar në atë mënyrë mënyrën e zhvillimit të arterosklerozës.

older-man-getting-blood-pressure-taken-by-young-doctor

Vaji i ullirit rregullon tensionin

Rezultatet kanë treguar që edhe pse shqimi mesdhetar në tërësi ulë tensionin e rritur, meritat për efektin e favorshëm më së shumti i takojnë vajit të ullirit. Madje edhe konsumimi i moderuar i vajit të ullirit, në mënyrë të suksesshme redukton tensionin e gjakut, tregon hulumtimi i kryer në kohën e fundit në qindra meshkuj të shëndetshëm nga vendet mesdhetare dhe jomesdhetare. Të anketuarit gjatë ditës kanë konsumuar 25 ml vaj ulliri.

Është interesante që rritja e theksuar e nivelit të acidit oleik në gjak dhe reduktimi i tensionit të gjakut ishte më i shprehur te personat e pamësuar me ushqim mesdhetar (gjermanët, danezët dhe finlandezët).

Vaji i ullirit dhe parandalimi i karcinomës

Rezultatet e studimit dyvjeçar në të cilin kanë marrë pjesë 755 femra nga ishujt Kanarie zbulon që konsumimi i vajrave të pasur me acidet e pangopura yndyrore si acidi oleik nga vaji i ullirit mbron nga karcinoma e gjirit. Të anketuarit të cilët kanë konsumuar më së shumti acidet të pangopura yndyrore kanë pasur madje për 48 për qind rrezik më të vogël nga zhvillimi i karcinomës së gjirit në krahasim me femrat, tek të cilat konsumimi i atyre acideve ishte më i vogli.

Rezultatet e studimit të kryer në 28 vende në katër kontinente tregojnë që 76 për qind e variacioneve të ndodhive të karcinomës kolorektale midis vendeve mund të shpjegohen me tri shkaqe të rëndësishme ushqyese: me konsumimin e mishit, peshkut dhe vajit të ullirit. Është treguar që konsumimi i vajit të ullirit është në korrelacion negativ me incidencën e karcinomës kolorektale.

Young blond woman picking an olive oil bottle from the shelves of a supermarket and reading the label

Vaji i ullirit balancon nivelin e sheqerit në gjak

Hulumtimet te diabetikët zbulojnë që shujtat të cilat përmbajnë pak vaj ulliri më mirë veprojnë në nivelin e sheqerit në gjak nga shujtat e shëndetshme me përqindje të ulët të yndyrave. Përveç kësaj, kur shkencëtarët personave me diabet të tipit 2 i kanë dhënë ushqim të pasur me karbohidrate ose ushqimin e pasur me yndyrat e ngopura ose ushqim mesdhetar me shumë vaj ulliri, ushqimi i cili ka përmbajtur vaj ullirit ka përmirësuar ndjeshmërinë në insulinë.

Vaji i ullirit si mbrojte nga ulcera peptike

Hulumtimi i ri të cilin e kanë kryer hulumtuesit spanjollë, tregon që me kushtet e stimuluara in vitro, vaji ekstra virgjrin i pasur me polifenole, prodhon efekt kundër-bakterial kundër nëntë llojeve të bakterit Helicobacter pylori. Me hulumtim është vërtetuar që komponentët fenolë të vajit të ullirit me orë mbesin të pandryshuara dhe stabile në mjedisin acidik të stomakut, çka më shumë, më shumë se gjysma e komponentëve fenolë mund të shpërndahen në fazën ujore të lëngjeve të stomakut, ku madje edhe prodhon aktivitetin më të fortë anti- H. Pylori.

Veprimi kundër-inflamator i vajit të ullirit

Konsumimi i rregullt i vajit të ullirit redukton rrezikun e të sëmurit nga astma dhe artriti reumatoid. Hulumtimet shkencore të fundit tregojnë që vaji i freskët ekstra virgjrin përmban edhe komponimin kimik oleokantal, i cili vepron si ilaçet për lehtësimin dhimbjes. Oleokantal është mjet natyral anti-inflamator, ndërsa ka forcën dhe karakteristikat të cilat në masë të madhe u përgjigjen ilaçeve popullore kundër dhimbjeve. Konsumi ditor prej 50 gram vaji ulliri i përgjigjet një të dhjetës së dozës së ilaçeve kundër dhimbjeve të rekomanduar për personat e rritur.

Facebook Comments

MineralHygienics.com