November 26, 2024

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Bashkim Dedjan

Vendimi i KPK-së për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është ankimuar. Dedja e kaloi vettingun edhe pse fillimisht KPK kishte dyshime në lidhje me pasurinë e tij.

Dedja e kishte justifikuar pasurinë me borxhe të marra nga i vëllai bletarritës.

Pas vendimit të KPK-së, reagoi edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të cilët dolën kundër vendimi për kalimin e vettingut nga Bashkim Dedja.

Sot pak ditë para përfundimit të afatit përfundimtar, Komisioneri Publik vendosi ankimimin e këtij vendimi, duke e çuar në Komisionin e Apelit.

Deklarata e Komisioneri Publik:

Sot, më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: ëëë.ikp.al

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com