November 26, 2024

Greqi, kërkohet dorëheqja e ministrave

Kur kanë kaluar vetëm  orë nga nisja e zjarreve në Athinë, që u kthyen në tragjedinë më të rëndë të dekadave të fundit, politika greke ka vendosur që të hapë një front të ri.

Media ka vendosur që të kërkojë dorëheqjen e disa ministrave të qeverisë së drejtuar nga Aleksis Tsipras.

Me një shkrim të saj në Zougla.gr, kërkon largimin e ministrave që kanë pasur për detyrë marrjen e masave dhe shmangien e kësaj tragjedie.

‘Ka ministra kompetentë që merren me këtë punë, që u janë besuar atyre nga Kryeministri. Kreu i Ministrisë së Brendshme, zëvendës Ministri i Rendit Publik, drejtori i Mbrojtjes Civile, është Panos Skourletis.

Sikur kjo situatë të kishte ndodhur në Japoni, tashmë do të ishin kërkuar dorëheqjet. Ata do të dilnin në ekrane të kërkonin falje dhe do të zhdukeshin.

Ndoshta karriera e tyre politike mbaroi. E njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe në Britaninë e Madhe ose në Francë. Ministrat në fjalë do të kishin dhënë dorëheqjen. Pavarësisht nëse do të ishte pranuar apo jo nga drejtuesit’, shkruan Zougla.gr

Facebook Comments

MineralHygienics.com