Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së zv/ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, David Muniz.
Me një deklaratë në Facebook, Vasili shkruan se diplomatët e huaj ‘harrojnë’ të flasin për Gjykatën Kushtetuese e cila është e një rëndësie kritike për funksionet që ka.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
Diplomatet e huaj ‘harrojnë’ të flasin për Gjykatën Kushtetuese, por ja ç’kanë thënë specialistet per te.
Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është kritike në Shqipëri për funksionet që ka dhe përcaktimet themelore kushtetuese, që lidhen me të.
Kete e kane argumentuar shume qarte specialistet me ne ze te jurisprudences shqiptare, qe kane kontribuar edhe per hartimin e Reformës në Drejtësi.
Megjithese mungesa e Gjykates Kushtetuese eshte e nje rendesie kritike ka diplomate te huaj qe vuajne nga nje amnezi (harrese) kritike dhe vazhdojne te flasin me nje kembengulje artificiale, te pavend dhe te sforcuar per ligjin e magjistratures i cili s’ka aspak te beje me zgjidhjen e kryeceshtjes se prerjes se kokes se sistemit te drejtesise.
Meqenese politika nuk jua mbush dot mendjen ketyre diplomateve per rendesine e mungeses se Gjykates Kushtetuese dhe urgjencen kombetare qe perben zgjidhja e saj, le te lexojne me poshte disa opinione te specialisteve per te.
Keto opinione jane pergaditur ne kuadrin e nje studimi te mbeshtetur nga Fondacioni Konrad Adenauer.