Kryeministri Edi Rama ka përcjellë disa detaje nga projekti i rrugës Delvinë-Kardhiq.
Sipas shefit të qeverisë, ky aks pritet të fillojë punimet në shtator.
Ai siguron se në kuadër të Programit Kombëtar të Rrugëve për Shqipërinë, janë disa kantirë që pritet të hapen.
“Mirmëngjes, dhe me këtë tjetër projekt madhor të Programit Kombëtar të Rrugëve për Shqipërinë që duam, për një aks strategjik për turizmin dhe ekonominë kombëtare, Delvinë-Kardhiq, premtuar njëzet vjet me radhë e inauguruar me daulle elektorale për t’u lënë rrugëve si të tëra rrugët e tjera që trashëguam, por që tanimë do të kthehet nga 3D në kantier ndërtimi në muajin shtator, ju uroj një jave të mbarë🌹”, shkruan Rama./a.m.