November 27, 2024

Një muaj përpara dasmës, Ledion Liço ‘zhduket’

Prej disa ditësh prezantuesi Ledion Liço nuk është më pjesë e rrjeteve sociale. Liço ka mbyllur llogarinë e tij personale në ‘Instagram’ duke u shkëputur totalisht nga bota virtuale.

Ky vendim i prezantuesit vjen rreth një muaj përpara dasmës së tij me Sarën, e sila sipas informacioneve do të realizohet në muajin gusht në Como të Italisë. Mësohet se në ceremoni do të jenë të ftuar vetëm persona të afërt të çiftit.

Image

Të jetë kjo arsyeja përse Ledioni është larguar nga rrjetet sociale? Ndoshta prezantuesi kërkon të qëndrojë larg vëmendjes së publikut në këtë periudhë dhe të shijoj përgatitjen, për një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij.

Ndërkohë, Sara dhe Ledioni në dasmë do të kenë një të ftuar special siç është djali i tyre, London.Syri.net

Facebook Comments

MineralHygienics.com