Avokati i Donald Trump ka disa regjistrime që tregojnë historinë e tij të dashurisë me modelen e Playboy, Karen McDougal.
Autoritetet kanë marrë një kopje të bisedës të Presidentin me avokatin Michael Cohen rreth 2 muaj para Ditës së Zgjedhjeve. Aty flitet për historinë 1-vjeçare të Trump me modelen, të cilën e pagoi 150 mijë dollarë që të mos zbulonte asgjë për mediat.
Regjistrimet janë marrë pas bastisjes së FBI në shtëpinë avokatit dhe në zyrën e tij në Nju Jork.
Nuk është hera e parë që thuhet se Presidenti Trump ka patur një lidhje dashurie me emër të njohur, pasi para pak kohësh flitej për çështjen e tij me pornostaren Stormy Daniels.