November 25, 2024

Ulja e kërkesës për kolateral dhe komisionet lehtësuan kreditë për banesë

Standardet e kreditimit për individët u raportuan më të lehtësuara në tremujorin e dytë për blerje banese.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, faktorët që diktuan standarde të lehtësuara për individët në tremujorin e dytë ishin: perceptimi më i ulët i rrezikut lidhur me kolateralin; trysnia nga konkurrenca në sistemin bankar; dhe më pak faktorët e tjerë që përafrojnë perceptimin e rrezikut (të tillë si: situata ekonomike dhe perspektiva e saj; zhvillimet aktuale dhe ato të pritura në tregun e banesave; si edhe aftësia paguese e kredimarrësit). Në kahun shtrëngues për standardet e kreditimit për individët ndikoi vetëm faktori i kostove të fondeve dhe kufizimeve nga bilanci (të lidhura me kostot nga pozicioni kapital i bankës).

“Përmirësimi i kushteve dhe termave të përgjithshme në kreditë dhënë individëve u mundësua nëpërmjet marzheve më të ulëta të aplikuara mbi kreditë normale, një kërkese më të ulët për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe nëpërmjet uljes së komisioneve”, vëren vrojtimi.

Facebook Comments

MineralHygienics.com