November 25, 2024

A duhet larë orizin para zierjes?

Paketimi i orizit mund të përmbajë papastërti të imëta, të cilat duhet të eliminohen para zierjes.

Nënat dhe gjyshet tona me kujdes kanë zgjedhur orizin para zierjes, mirëpo edhe i kanë larë kokrrat.

Propaganduesit e larjes së orizit para zierjes e lajnë orizin, sepse dëshirojnë t’i eliminojnë papastërtitë nga sipërfaqja, mirëpo edhe për shkak që nuk dëshirojnë që gjella t’u jetë si rrëshirë dhe ngjitës.

Nga ana tjetër, ata të cilët nuk e lajnë orizin para zierjes, thonë që uji nuk eliminon vetëm papastërtinë, por edhe shijen e orizit.

Mos e lani orizin

Njohësit e kulinarisë thonë që orizi nuk duhet larë kur planifikoni të përgatitni rizoto, sepse do të shpëlahet qulli i cili i jep strukturën krematoze gjellës.

Orizin lajeni

Orizi duhet të lahet kur e blini të papaketuar, apo kur vëreni që është shumë i bardhë. Në prodhim kokrrat ndonjëherë përzihen me orizin e bluar, glukozë apo me shtojca të tjera në mënyrë që produkti të jetë sa më i bardhë.

Kini parasysh që mjafton orizin ta lani njëherë apo dy herë para zierjes. Uji në të cilin është zier orizi kurrë nuk do të jetë krejtësisht i pastër.

Facebook Comments

MineralHygienics.com