Qeveria gjermane ka kërkuar të përshpejtojë kthimin e azil kërkuesve me origjinë nga Algjeria, Maroku dhe Tunizia duke i regjistruar së bashku me Gjeorgjinë, si vende të sigurta, sipas një projektligji të miratuar sot nga ana e këshillit të ministrave.
Pasi projektligji i pare është hedhur poshtë nga Dhoma e Lartë e Parlamentit Bundesrat, qeveria gjermane ka bërë përpjekjen e dytë për këtë çështje, shkruajnë mediat amerikane përcjell Albinfo.ch.
Konkretisht, qeveria kërkon të përfshijë këto tre vende të Maghrebit dhe të ish-republikës sovjetike në listën e vendeve të ashtuquajtura “të sigurta”, ashtu si ka qenë rasti për vendet e Ballkanit, joanëtare të Bashkimit Europian.
Kjo do t’u mundësonte shërbimeve të imigracionit të refuzonin në mënyrë pothuajse automatike kërkesat për azil të shtetasve të këtyre vendeve, pa i motivuar këto refuzime.
Berlini e justifikon këtë vendim nga fakti se kërkesat për azil që vijnë nga këto vende janë refuzuar pothuajse të gjitha prej më shumë se 99% për Gjeorgjinë dhe Algjerinë.
Vetëm 2,7% e kërkesave të azilit për tunizianët dhe 4,1% për kërkesat e marokenëve kanë marrë një përgjigje pozitive nga autoritetet gjermane në 2017.