Beyonce & Jay Z kanë dhënë mbrëmjen e shkuar një koncert të jashtëzakonshëm në stadiumin “Allianz Riviera”, në Nice të Francës, para mijëra fansave.
Në mesin e fansave të shumtë nuk ka në munguar dhe disa nga personazhet e famshëm shqiptarë. Komediani dhe moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, i cili ka qenë i pranishëm në këtë koncert, nuk mund të linte pas shakatë e tij.
Ai dhe Ami kanë qenë në zonën Vip dhe e kanë parë divën e muzikës shumë afër. “Na kap nji napolon mi, na kap nji naplon…”, dëgjohet t’i thotë Mamaqi me zë të lartë këngëtares së njohur në mes të koncertit. Gjitha ndodhi ndërkohë që këngëtarja kaloi shumë pranë tij.