Flori Mumajesi u fol se kishte nisur një lidhje të re me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiu. Madje u tha se Liberta ishte arsyeja pse Flori u zhvendos për të jetuar në Prishtinë. Por edhe pse asnjëri prej tyre kurrë nuk e pranoi publikisht, ishin disa detaje që i tradhtonin.
Megjithatë, producenti sapo i surprizoi të gjithë me postimin e bërë mbrëmjen e kaluar. Ai u shfaq teksa mbante duart e një femre në gishtin e së cilës dallohej një unazë fejese. Kaq mjaftoi për të hamendësuar të gjithë se ai ishte fejuar dhe postimi u mbush me urime nga miqtë dhe të afërmit. Por pa zbuluar identitetin e saj. Shumë mendonin se vajza në foto ishte Liberta, por ka edhe nga ata që nuk e besojnë.