Rike Roçi u bë e famshme pasi ishte banore e Big Brother në Top Channel disa sezone më parë, por fama e saj njohu një rritje të madhe teksa ishte një ndër femrat më të bukura në Europianin e 2016-ës.
Ajo ishte pjesë edhe e “Top Arenës” në Top Channel, ku futbolli nuk ishte i vetmi i diskutuar.
Rike Roçi tregoi edhe një kontakt që kishte pasur një vit më parë me futbollistin francez Corentin Tolisso, i cili një ditë më parë u shpall kampion bote.
Isha në një lokal në San Tropez dhe dikush më ngacmoi duke më thënë: “hey my wife!”. Unë thërrita djemtë e sigurisë së lokalit, pasi nuk e njoha djalin. Një ditë më pas e pashë në televizor, që ai ishte transferuar të Bayern Munchen dhe bëhej fjalë për Tolisso”, tregoi Rike Roçi në “Top Arena”.