Republika e Shqipërisë është e vetmja anëtare e Këshillit të Europës dhe e NATOS, e vetmja në Europë dhe më gjerë që nuk ka gjykata!!!
Është shteti i vetëm me Kushtetutë në fuqi, por të pa zbatueshme!
Nuk ka një shtet të dytë në rruzull, diktaturë apo demokraci qoftë, që të mos ketë gjykatë, një pushtet që jep drejtësi!!
Në këtë pikë kemi arritur me dëshirën fuqiplotë të Edvin Ramës, pa fuqinë e leaderve të tjerë politik për ta ndalur këtë katastrofë demokratike.
Në këtë pikë kemi ardhur edhe me kontributin e BE që drejtohet nga pijanecë dhe shërbehet nga Marksisë dhe qokaxhinj që përpiqen të na mbushin mendjen se “sa mire është pa gjykata”!!!
Qokaxhinjtë në Bruksel dhe “gojëmblat” e tyre në Tiranë nuk shohin as dhunimin e sistemit demokratik; as drogën; as trafiqet e as vrasjet që kërcasin si në top të karadakut!
Zyrtarët e BE nuk kanë asnjë fuqi përveç se të shesin tangërllëk në vende ai yni e me qeveri si e jona!
Merren me tendera e ushtrim influencash për qëllime që dreqi i di!
Ky është zhgënjimi më i madh që po përjetojmë, jo pa dhimbje!
Po kur thonë që “duhet të luftoni korrupsionin”?!!
Ndërkohë kanë blerë një vilë pa tender dhe asnjë projekt i realizuar prej tyre këtu nuk ka asnjë lloj cilësie!!!
Ndoshta Anglezët kishin të drejtë…