November 25, 2024

Ka merita edhe për bukurinë e Kleopatrës: Kjo bimë verës do t’jua shpëtojë lëkurën!

Qasja holistike shëndetit dhe mirëqenies fillon me zgjedhjen e produkteve për kujdesin e trupit, të cilat janë njësoj natyrale dhe organike si edhe ushqimi të cilin e konsumojmë.

Kështu ka qenë nëpër shekuj, ndërsa të mira të tilla të shumëfishta na jep edhe bima aloe vera.

Konsiderohet që për bukurinë e lëkurës së Kleopatrës dhe të Nefertitit kishin meritë pulpat e aloe verës. Legjenda thotë që faraonët dhe familja mbretërore aloe verën e kanë kultivuar në pallat dhe e kanë konsideruar simbol të shenjtë.

Cilësitë mirëbërëse të aloe verës e bëjnë përbërës të mirë në produktet për kurën e lëkurës, qëllimi i të cilave është qetësimi i lëkurës së ndjeshme, të butë dhe të thatë.

Aloe vera nxit përtëritjen natyrale të qelizave, duke përmirësuar strukturën dhe elasticitetin e lëkurës me çka ajo bëhet më e fortë, më e butë dhe më e shndritshme.

Falë cilësive hidratuese është e suksesshme edhe me rastin e shërimit, qetësimit të lëkurës së skuqur dhe të irrituar që i është ekspozuar diellit. Veç kësaj, është treguar e efektshme në zvogëlimin e rrudhave.

Aloe vera – zgjidhje universale kundër irritimit të lëkurës

Dielli, depilimi, pickimi i mushkonjave dhe i insekteve, të gjitha këto janë pjesë e kënaqësive verore të cilat irritojnë dhe dëmtojnë lëkurën ngjatë muajve të verës.

Xheli i aloe verës në çast qetëson, freskon, përtërin dhe hidratizon, është i këndshëm për përdorim, lehtë përhapet në lëkurë dhe e freskon lëkurën, por është i përshtatshëm edhe si bazë për grim.

Aloe vera është e jashtëzakonshme dhe praktike gjatë udhëtimeve, ndërsa vepron si freskim momental dhe afatgjatë për regjenerimin e lëkurës së ndjeshme pas ekspozimit rrezeve të diellit, për eliminimin e qimeve, për qetësimin e lëkurës pas pickimit të insekteve.

Xheli rekomandohet të qitet pas rrojës dhe depilimit të lëkurës, sepse hidraton dhe zbut irritimin.

Xheli i aloe verës është mjet i shkëlqyeshëm për zbutjen e djegieve të cilat shkaktohen gjatë ekspozimit në rreze të diellit, etj. Pos që freskon butësisht, hulumtimet eksperimentale kanë treguar se përshpejton shërimin e lëkurës nga djegiet e shkallës së parë dhe të dytë.

Të gjithë tipave të lëkurës, posaçërisht verës, u nevojitet kompensimi i lagështisë. Me këtë cilësi hidratizimi, por edhe me pasurinë e materieve aktive lëkurën e ushqen, e njomë, e kuron, pengon dëmtimet dhe plakjen e hershme.

Për shkak të karakteristikave qetësuese dhe antibakteriale është e përshtatshme edhe për qetësimin e puçrrave të ndryshme dhe akneve.

Pa marrë parasysh qëllimin, xhelin e përdorim në lëkurën e freskët të larë dhe të pastruar me themel. Posaçërisht duhet pasur kujdes verës, sepse në lëkurë mbeten gjurmët e djersës, kremit për rrezitje, pluhurit dhe rërës.

Sipas nevojës, xhelin e qesim në pjesët e dëshiruara të trupit disa herë në ditë. Mukozën duhet shmangur. Lëkurës i bëjmë masazh të butë me lëvizje rrethore.

Pas qitjes së xhelit në lëkurë ndiejmë freski të këndshme dhe lëkura nuk mbetet e yndyrshme, gjë që është posaçërisht e këndshme gjatë vapës verore, kur djersitim më shumë dhe kur kremrat nuk janë të përshtatshëm.

Facebook Comments

MineralHygienics.com