Post Page
Video Page
Category Page
Tv Page
☰ Menu
Home
Voice of Albania – News
Voice of Albania – Magazine
Showbiz
World
How the Tirana incinerator company supported the Ajola Xoxa project
New electoral map of Alabama upsets Democrats
The European Union will not lift sanctions on Kosovo unless the government de-escalates tensions with Serbia
Europe
New antibody study reveals a much higher rate of Covid 19 infections
Queen Elizabeth comforts british people with her unforgettable address
Germany’s devolved logic is helping it win the coronavirus race
North America
New electoral map of Alabama upsets Democrats
Federal Judge Limits Biden Officials’ Contacts With Social Media Sites
Federal agency powers in the crosshairs at the US Supreme Court (Reuters)
Asia
Brexit road trip day 4: Northern Ireland
Are Your Children Racking Up Charges From Mobile Games? Here’s How to Fight Back
U.S. and Taliban Agree in Principle to Peace Framework, Envoy Says
Southern Balkans
How the Tirana incinerator company supported the Ajola Xoxa project
The European Union will not lift sanctions on Kosovo unless the government de-escalates tensions with Serbia
ECtHR rules that Albanian ex-judge Admir Thanza wasn’t given adequate opportunity to defend himself
South America
Who is Juan Guaidó, the self-proclaimed interim president of Venezuela?
Woman who bore rapist’s baby faces 20 years in El Salvador jail
Which countries grant unconditional birthright citizenship?
Politics
Economy
Telenor announces Danish 5G pilot using Nokia technology
WTO chief sees no end in sight to U.S. blockage
Spain welcomes provisional Brexit airline deal
Money
Telenor announces Danish 5G pilot using Nokia technology
WTO chief sees no end in sight to U.S. blockage
Spain welcomes provisional Brexit airline deal
Analysis & Opinion
Art & Culture
Science & Technology
Sports
Health
Entertainment
Fashion & Style
Culinary
Music
Real Estate
Showbiz
Lajme Ne Shqip
How the Tirana incinerator company supported the Ajola Xoxa project
Inceneratori i Tiranës çdo ditë ‘gëlltit’ miliona lekë, Veliaj duhet te dale para drejtesise- Albana Vokshi
Inceneratori i Tiranës, sprova e vërtetë e SPAK
Politike
How the Tirana incinerator company supported the Ajola Xoxa project
Inceneratori i Tiranës çdo ditë ‘gëlltit’ miliona lekë, Veliaj duhet te dale para drejtesise- Albana Vokshi
Inceneratori i Tiranës, sprova e vërtetë e SPAK
Aktualitet
Inceneratori i Tiranës çdo ditë ‘gëlltit’ miliona lekë, Veliaj duhet te dale para drejtesise- Albana Vokshi
Inceneratori i Tiranës, sprova e vërtetë e SPAK
Vendimi që shpalli Ilir Beqjan hajdut të parave të shqiptarëve. A ka moral të kërkojë uljen e pensioneve?
Ekonomi
Olta Xhacka akuzohet per korrupsion dhe i behet kallezim penal ne prokurori
Fshihen kontratat dhe fondet dhe ne kohen e corona virusit
Qeveria bën ndryshim të vendimit për importin e makinave të përdorura
Art dhe kulture
Kritika për sjelljen e Dua Lipës në prapaskenë
Historia e “afro-shqiptarëve”
Elvana Gjata nga Kosova, ka një surprizë për fansat
Shkence dhe Teknologji
Shfaqen fotot e Xiaomi Mi 9, përpara lansimit
Në SHBA implementohet teknologjia që bllokon thirrjet robotike
Tani mund t’a rezervoni modelin tuaj Samsung Galaxy S10
Shendet
Fshihen kontratat dhe fondet dhe ne kohen e corona virusit
Numri i infeksioneve ne Spanje peson ulje
Shenjat paralajmëruese se mund të jeni prekur nga hernia diskale
Sport
“Dopietë” medaljesh të arta, Majlinda Kelmendi triumfon në Gjermani
Kushëriri i Emiliano Sala ngre dyshime për vdekjen e futbollistit
Agjenti i Gjimshitit: Inter dhe Schalke janë interesuar për futbollistin
Stil
Shkëlzen Berisha sot feston ditëlindjen, urimi i Arminës
Adrola Dushi kërkon ndihmë
Fansat e Dua Lipës “fiksohen” pas babait të saj, Duki më i kërkuari në Twitter
Gatime
Salmon me oriz
Tortë me bajame
Këtë gullash do ta parapëlqeni shumë
Shop
Cart
Vende Pune
November 26, 2024
Lajme Ne Shqip
Aktualitet
Jul 14, 2018
Ina D.
-
A do të zbehet hija e luftës në botë, pas takimit Trump-Putin?
I pyetur nëse pret ndonjë marrëveshje konkrete nga ky samit, Jon Huntsman tha, se “Mendoj se fakti që ne kemi një samit në këtë nivel, në këtë kohë në histori, është një arritje në vetvete”.
Ai pastaj përmendi takimin e fundit midis Trump dhe Kim Jong Un të Koresë së Veriut në Singapor, si një model i mundshëm për bisedimet e ardhshme midis udhëheqësve të SHBA dhe Rusisë.
Ndërsa administrata Trump argumenton duke e quajtur takimin Trump-Kim si “ndryshimin në atmosferë” që ka krijuar mundësinë e uljes së tensioneve me Phenianin dhe se ky mund të shihet si sukses, shumë vëzhgues nuk janë dakord me këtë interpetim.
Kriza e krijuar vetë
Ata vërejnë, se vetë Trump, me retorikën e tij luftarake, i ka rritur tensionet me Korenë e Veriut dhe vetëm prej tyre aranzhoi samitin për të shkëputur vëmendjen nga kriza që e shkaktoi ai vetë. Dhe ata gjithashtu argumentojnë, se samiti i shumë bujshëm në fakt solli shumë pak nga sa pritej duke dalë prej tij asgjë më shumë veç një deklarate të paqartë lidhur me qëllimin e administratës së Trump për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut. Nga ana tjetër që nga ajo ditë Pheniani po i pengon angazhimet e qarta që çojnë në këtë drejtim.
Nisur nga rezultatet e zbehta të këtij takimi dhe sinjalizimit nga administrata Trump, se samiti i Singapurit mund të shërbejë si një model për takimin e Putinit dhe Trumpit në Helsinki, me pretendimin si një takim i një profili shumë të lartë, Christine Wormuth, ish nën-sekretare e politikës së mbrojtjes për presidentin Barak Obama vlerëson: “Unë mendoj se nuk mund të priten rezultate konkrete nga një takim i tillë veç vet takimit.”
Por për shkak se samiti Trump-Putin has edhe në pengesa më të mëdha – disa të krijuara prej vetë Trumpit – se sa takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut, progresi apo rezultatet e prekshme mund të jenë edhe më të pakapshme në Helsinki se sa ato në Singapor.
Samiti i acaruar NATO-s
Pengesa më evidente për takimin Trump-Putin është fakti se presidenti i SHBA-së sapo ka dalë nga një samit thellësisht i acaruar i NATO-s, ku ai vazhdimisht sulmoi kundër aleatëve tradicionalë të Amerikës vetëm pak ditë para se të takohet me liderin e Rusisë, të cilin ai e ka lavdëruar vazhdimisht. Kjo i krijon një mjedis të vështirë atij. “Nuk do të jetë favorizuese në këtë drejtim për një takim komod, kur dihet që presidenti Trump dhe presidenti Putin vazhdimisht kanë ankesa të ndërsjellta për vendet e NATO-s për shembull”, thotë Wormuth. “Unë mendoj se koha për mbajtjen e këtij samiti nuk është aspak ideale, veçanërisht duke pasuar menjëherë samitin e NATO-s, që pati një atmosferë mjaft të keqe”.
Por pavarësisht se mund të duket i habitshëm fakti, që një president amerikan mund të ketë një takim më miqësor me liderin e Rusisë se sa me udhëheqësit e aleatëve evropianë të Amerikës, progresi lidhur me problemet e shumta të mprehta midis Moskës dhe Uashingtonit duket i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Problemi kryesor është përzierja e Rusisë në zgjedhjet amerikane, roli i saj në Siri, aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe ndërhyrjet e saj në Ukrainë.
Impulset e Trumpit
Por sigurisht, që impulsi i Trump ndaj të gjitha këtyre çështjeve është arritja e një lloj ujdije me Kremlinin për të stabilizuar lidhje më të mira me vendin dhe personalisht me Putinin. Ky ka qenë njëri prej disa opsioneve qendrore dhe të qëndrueshme të kuadrit të tij politik që nga fillimi i fushatës së tij presidenciale. Dhe kurrë nuk mund të përjashtohet, që Trump – veçanërisht gjatë seancës së Helsinkit, ku ai dhe Putin takohen privatisht vetëm me praninë e përkthyesve – mund të bëjë lëshime të mëdha të tilla siç është p.sh. pranimi i aneksimit të Krimesë nga Kremlini. Kjo është pikërisht ajo së cilës i trëmben më shumë vëzhguesit e Trumpit dhe të Kremlinit në SHBA dhe në Europë.
Por qëkurse Rusia është ndoshta zona e vetme në të cilën Kongresi i kryesuar prej republikanëve e ka marrë seriozisht rolin e vet për të vepruar si një kontroll i administratës, mundësia e Trumpit për të ndryshuar shpejt dhe në mënyrë të njëanshme qëndrimet kryesore të politikës së jashtme të SHBA duket të jetë e kufizuar.
Vështirë për Rusinë
Kjo dëshmohet nga fakti se pavarësisht nga adresimet e përsëritura të presidentit Trump ndaj Putinit, SHBA-ja e ka forcuar angazhimin e saj ushtarak në krahun lindor të NATO-s dhe i ka shtuar sanksionet kundrejt Rusisë.
Gjithashtu ka mbyllur konsullatën e Rusisë në Seattle dhe ka dëbuar 60 diplomatët rusë – më shumë se të gjitha vendet e tjera evropiane së bashku – kjo në sfondin e helmimit të një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe në fillim të këtij viti.
Duke pasur parasysh se ligjvënësit amerikanë jo vetëm që do t’i kushtojnë vëmendje bisedimeve të Putinit me Trump, por duket se janë të përgatitur që të pengojnë legjislacionin për çdo lëshim konkret që ai mund të jetë i gatshëm të bëjë për çështje të rëndësishme si Krimeja ose Siria, hapësira e veprimit të presidentit në Helsinki duket disi e kufizuar. Ndërkohë që kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht, se Trumpi, i cili shpesh duket të jetë më shumë i interesuar për fasadën e takimeve se sa rezultatet e tyre, në të vërtetë nuk do ta ketë relativisht më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje në Helsinki.
Shtyrje e afatit të traktatit bërthamor New Start
Trump dhe Putin mund të bien dakord për të shtyrë afatin e marrëveshjes Neë Start për reduktimin në masë të arsenalit strategjik të armëve bërthamore të të dy vendeve. Marrëveshja ka hyrë në fuqi në vitin 2011 dhe përfundon më 2021.
“Prioriteti më i madh mund të jetë trajtimi i kësaj çështjeje dhe shtyrja e afatit të saj edhe me pesë vjet”, thotë Frank von Hippel, një ekspert i sigurisë bërthamore në Universitetin Princeton.
“Traktati Neë Start siguron transparencë për të dy vendet”, vëren Ëormuth. “Nga ulja e numrit të kokave shpërthyese, mjeteve të shpërndarjes si dhe shpenzimeve që rrjedhin prej tyre, mendoj se të dy vendet do të përfitojnë nga zgjatja e afatit.”
Sikurse vuri në dukje para gazetarëve javën e kaluar ambasadori i SHBA-së Huntsman, traktati Neë Start do të jetë në agjendën e takimit të Helsinkit, pasi “ne kemi hedhur një hap të rëndësishëm më 5 shkurt, kur të dy vendet SHBA dhe Rusia përcaktuan se do t’i përmbahen qëllimit për të mos mbajtur më shumë se 1.550 raketa strategjike me koka shpërthyese.
Të dy Hippel dhe Wormuth mendojnë, se ujdia për të zgjatur afatin e Neë Start mund të jetë një lëvizje relativisht e lehtë për Putinin dhe Trumpin. “Unë mendoj, se zgjerimi i Neë Start është një fushë veprimi më e bindëse, ku mund të ketë progres krahasuar me të tjerat, sepse ajo është vërtetë në interesin e të dy vendeve”, thotë Ëormuth.
Dhe ndërsa Putini ka shprehur interes për shtyrjen e afatit të traktatit, Trump në të kaluarën ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me të, duke e damkosur atë si një marrëveshje të keq- negociuar prej administratës Obama. Megjithatë, thotë Hippel, kjo nuk duhet të pengojë arritjen e një marrëveshje që është e dobishme për SHBA-në, Rusinë dhe pjesën tjetër të botës./DW
Facebook Comments
Copyright 2011- 2024 Voice of Albania