Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, janë shndërruar prej kohësh në një nga çiftet më të komentuar të shoubizit shqiptar dhe atij turk.
Sikurse është bërë e ditur së fundmi, ata kanë nisur pushimet në plazhet e Turqisë, në bordin e një jahti luksos. Por nuk janë vetëm. Së bashku me ta është edhe motra e Almedës dhe disa familjarë të tjerë të tyre.
Edhe pse janë munduar të qëndrojnë larg vëmendjes së medieve, duket se çifti nuk i ka shpëtuar dot aparatit të paparacëve, të cilët kanë mundur të pikasin një moment ‘sherri’ mes çiftit të njohur.
Në disa fotografi që po qarkullojnë, shfaqet Tolgahan që ka kapur për flokësh Almedën. Këtë foto e ka publikuar në ‘InstaStory’ dhe shkruan:“Stop dhunës ndaj grave”.
Ndërsa në një tjetër fotografi shihet e motra e Almedës, duke tentuar t’i ndajë. Këtë foto Almeda e ka shoqëruar me komentin: “Supermenia ime u hodh direkt të më ndihmonte”. Sigurisht e gjitha ka qenë një shaka, pasi çifti në ato momente kanë qenë duke luajtur dhe duke u argëtuar me njëri-tjetrin.