Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po merr pjesë në eventin e institutit Hudson në Uashingon, një nga më të njohur në botë për politikat publike dhe të sigurisë. Basha është pjesë e një paneli me eurodeputetët Danjean dhe White etj dhe do të flasin për sfidat kryesore të NATO-s. Të pranishëm në këtë event janë edhe anëtarë të Kongresit Amerikan, senatorë, drejtues të administratës amerikane, akademikë, gazetarë etj.
Në 11-12 korrik në mes të marrëdhënieve gjithnjë e më të diskutueshme, anëtarët e NATO-s mblidhen në Bruksel. Aleanca përballet me një mori sfidash që do të jenë në qëndër të diskutimeve, përfshirë ndarjen e barrës, terrorizmin dhe emigracionin, përballë një Rusie gjithnjë e më këmbëngulëse.
Më 12 korrik, Instituti Hudson organizon këtë event publik për të diskutuar samitin dhe shumë sfida me të cilat përballet Aleanca.
Paneli i nivelit të lartë përbëhet: