Trajneri Zlatko Dalic u ka dhënë meritën futbollistëve të tij për atë që dhanë në fushën e lojës kundër Anglisë dhe për faktin se kishin shkruar historinë me përfaqësuesen.
“Se si këta djem luftuan sot, sa shumë vrapuan, ishte e paparë. Kjo është për historinë, faleminderit të gjithëve që na mbështetën.
Ne e meritonim këtë, urime djemve, por ata nuk janë normal. Nuk e bëra unë këtë, por këta djem të mrekullueshëm që digjnin në fushë. Ajo që bënë sot është fantazi, si vrapuan, si luftuan. Faleminderit të gjithë fansave në Kroaci, Bosnjë dhe në gjithë botën.
Nuk e kemi thënë ende fjalën tonë të fundit, ne thjesht ecim dhe shtyjmë përpara dhe nuk mendojmë se do të ndalemi. Ne besojmë se ky nuk është fundi ynë, kemi një ndeshje tjetër para dhe nëse do Zoti, Kroacia do të jetë kampione.
Ne mund të mos e kemi kuptuar ende se çfarë kemi bërë, por bota nuk është ende e ndërgjegjshme për atë që mund të bëjë Kroacia”, ishin fjalët e trajnerit.