Ne kete kontekst ai u shpreh se garantimin e te drejtave te qytetareve e siguron nje gjyqesor i pavarur. “Shqiperia u perfshi ne nje proçes te reformes ne drejtesi per te luftuar korrupsionin dhe garantuar pavaresine e tij. Te gjithe rane dakort dhe e vleresuan si te domosdoshme, por ajo qe eshte e domosdoshme eshte implementimi i drejte i saj. Sot ne jemi ne mungese te plote te Gjykates Kushtetuese dhe bllokim te Gjykates Larte, dhe mund te perfundojme ne mosfunksionimin e Gjykatave te tjera”, u shpreh zoti Mediu.