Neymar ka edhe një shans tjetër për të fituar Kupën e Botës me kombëtaren e Brazilit.
Vetëm pak ditë pasi pesë herë kampionët e botës i thanë lamtumirë ëndrrës së Rusisë, tifozët e “Selecao” kanë nisur të përqendrohen në turneun e ardhshëm, me shpresën e shtimit të yllit të gjashtë në vitin 2022.
Mediat e këtij vendi kanë hartuar tashmë një sondazh, për të vjelë mendimin e tifozëve. Më konkretisht, ka qenë “Globoesporte”, që e ka bërë diçka të tillë.
Më shumë se 53.000 përdorues të internetit kanë votuar në sondazh dhe kanë zgjedhur 23 lojtarët për “Katar 2022” nga një listë prej 57 emrash të propozuar.
Është e përditshmja spanjolle “AS” që ka publikuar formacionin e mundshëm të Brazilit gjatë Kupës së Botës “Katar 2022”.
© SYRI.net