Ledion Liço thotë që nuk është larguar nga Top Channel.
Pas lajmit të SYRI.net, ai ka reaguar në Instagram duke përgënjeshtruar largimin.
Por SYRI.net ka publikuar gjatë ditës së djeshme edhe një mesazh të Liços drejtuar bashkëpunëtorëve të tij të ‘The Voice’, që më shumë dukej si një mesazh lamtumire stafit të këtij spektakli.
Në mesazhin e tij Liço sqaron punonjësit se është detyruar që të prishë kontratën për vazhdimin e këtij emisioni, pasi ka probleme me pagesat e tyre.
Për transparencë po botojmë reagimin e Ledion Liços, pas lajmit për largimin e tij nga TCH dhe mesazhin e ‘lamtumirës’ ndaj stafit të tij, që drejtuesi i spektaklit nuk e ka përgënjeshtruar.